Sport

Prishtina, Gjilani, Llapi e Vushtrria në gjysmëfinale të Kupës

Sot janë duke u zhvilluar katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës. Ndiqni në kohë reale rezultatet

Rezultatet LIVE:

Prishtina* 2:0 Ballkani

(Kreshnik Uka (P) 45', Genc Hamiti 58')

Trepça '89 1:5 Gjilani*

(Ardian Muja 20' - Albert Dabiqaj 2' 9' (P) 32' (P) 69' 88', karton i kuq 50') 

Llapi* 2:2 Malisheva (P)

(Trimror Selimi 12' Kushtrim Shabani 68' - Ilir Mustafa 25', Ronald Sobowale 45') 

Vushtrria* 1:0 Behari

(Shpresim Zogu 29')

* - ekipet e kualifikuara


Komentimi LIVE:

15:45 - Ndeshja vendoset në penallti

Ndeshja mes Llapit dhe Malisheva do të vendoset me penallti.

Edhe shtesa e dytë përfundoi pa ndryshim në rezultat 2:2. 


15:26 - Përfundon shtesa e parë

Ka përfunduar shtesa e parë në ndeshjen Llapi - Malisheva. S'ka ndryshim në rezultat, mbetet 2:2. 


15:01 - Llapi - Malisheva shkon në shtesë

Ka përfunduar 2:2 koha e rregullt e ndeshjes Llapi - Malisheva. Takimi ka shkuar në shtesë.


15:00 - Kualifikohen në gjysmëfinale tre skuadra

Prishtina, Gjilanit dhe Vushtrria janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.


14:33 - Llapi barazon rezultatin

Kushtrim Shabani ka shënuar golin e barazimit për Llapin në ndeshjen kundër Malishevës.

Ai shënoi në minutë e 68-të.


14:27 - Dabiqaj shënon edhe golin e katërt

Albert Dabiqaj ka shënuar edhe golin e katërt për Gjilanin.

Ai shënoi në minutën e 69-të nga penalltia për rezultatin 4:1 në ndeshjen kundër Trepçës ’89. Gjilani po luan me 10 lojtarë nga minuta e 50-të. 


14:18 - Prishtina dyfishon epërsinë ndaj Ballkanit

Prishtina dyfishon epërsinë në Lipjan përballë Ballkanit.

Genc Hamiti ka shënuar golin e dytë. Ai realizoi në minutën e 58-të.


14:10 - Gjilani me 10 lojtarë 

Gjilani ka mbetur me 10 lojtarë me të nisur pjesa e dytë në ndeshjen ndaj Trepçës '89 që po e fiton 3:1 në Mitrovicë.

Është ndëshkuar me të kuq...


13:52 - Sobowale shënon për epërsinë e Malishevës

Ronald Sobowale ka shënuar golin e epërsisë për Malishevën. Ai shënoi në minutën e 43-të.

Goli u pranua pas rishikimit të VAR-it. Malisheva po fiton 2:1 pas përfundimit të pjesës së parë. Ndeshja po luhet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


13:49 - Prishtina po avancon ndaj Ballkanit

Prishtina është duke fituar 1:0 në pjesën e parë ndaj Ballkanit.

Vendosi goli i Kreshnik Ukës në fund të kësaj pjesëloje nga penalltia e shkaktuar nga portieri Luljanoviq.


13:48 - Vushtrria shkon me epërsi në pushim

Goli i Shpresim Zogut në minutën e 29-të e ka çuar me avantazh në pushim skuadrën e Vushtrrisë.

Vushtrria po luan kundër Beharit në "Ferki Aliu". 


13:48 - Gjilani e mbyll pjesën e parë me epërsi të lartë

Me tri golat e Albert Dabiqajt, Gjilani e ka mbyllur 3;1 pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Gjilani po e luan ndeshjen ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë.


13:40 - Dabiqaj “hat-trick” përballë Trepçës ‘89

Gjilani ka shënuar golin e tretë në përballjen kundër Trepçës ’89. Sërish shënoi Albert Dabiqaj.

Ai kompletoi “hat-trickun” në ndeshjen të cilën Gjilani po e fiton 3:1 ndaj 89-shit në Mitrovicë. Ai shënoi në minutën e 32-të.


13:34 - Malisheva barazon rezultatin, Llapit i anulohet një gol

Malisheva ka barazuar rezultatin në 1:1. Golin e barazimit, Malisheva e shënoi Ilir Mustafa në minutën e 25-të.

Ndërkohë, në minutën e 29-të, Francisco Rivera shënoi gol, por iu anulua për pozitë jashtë loje.


13:33 - Vushtrria kalon në epërsi

Vushtrria ka kaluar në epërsi ndaj Beharit.

Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Shpresim Zogu.


13:23 - Muja ngushton epërsinë e Gjilanit

Ardian Muja i Trepçës ’89 ka ngushtuar epërsinë e Gjilanit në 2:1.

Golin për Trepçën ’89, Muja e shënoi në minutën e 20-të.


13:20 Llapi në epërsi ndaj Malishevës

Llapi është në epërsi ndaj Malishevës.

Golin e epërsisë së parë të Llapit e shënoi në minutën e 12-të përmes Trimror Selimit, në ndeshjen që po luhet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


13:15 - Ballkanit i anulohet goli

Ballkani kaloi në epërsi ndaj Prishtinës, por goli iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Shënoi Albion Rrahmani.


13:12 - Dy gola të shpejtë të Gjilanit

Gjilani ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen kundër Trepçës ’89 në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ndeshja çerekfinale në mes të këtyre dy ekipeve po luhet në “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Albert Dabiqaj shënoi në minutën e dytë golin e parë. Edhe golin e dytë e shënoi Dabiqaj. Ai realizoi nga penalltia në minutën e nëntë.