Sport

Unitedi siguron Dumfriesin

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Dumfries, do të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.

“The Sun” ka raportuar të martën se Unitedi tashmë ka arritur marrëveshje personale me holandezin dhe po negocion me Interin për lirimin e tij.

Thuhet se Unitedi është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit, por ekipi italian po kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij.

Dumfries ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, ndërsa pëlqehet shumë nga trajneri i Unitedit, Erik ten Hag.

Këtë edicion, Dumfries ka 2 gola e 6 asistime për Interin, ekip të cilit iu bashkua para dy vjetësh nga PSV Eindhoveni.