Sport

Kina zhytet në “biznesin” e borës

Descriptive Text

Hai Rui iu ka hipur skive për herë të parë gjatë këtij dimri, por 17-vjeçari dukej si një veteran i këtij sporti kur rastësisht u ndal në një maje të një shpati jashtë Pekinit para se të merrte hovin për t'u lëshuar.

"Kam filluar me stërvitje më 28 nëntor. Kurrë më përpara nuk kam skijuar", thotë Hao, që qëndron me një kinez tjetër të ri, në njërin prej resorteve të skijimit në Zhangjiakou, në dalje të Pekinit, shkruan AFP.

Për disa, skijimi është një aftësi që duhen vite për ta përvetësuar, por Hao tashmë ka filluar t'i mësojë të tjerët, përcjell Koha Ditore.

"Prej fundit të muajit janar, jam bërë edhe instruktor. Po më pëlqen shumë skijimi edhe pse kam vetëm pak muaj që jam futur në këtë sport", shpjegon Hao.

Kina po shpreson që edhe të rinj të tjerë të shkojnë hapave të riut Hao. Hao shihet nga Kina si një shembull për të gjithë rininë për t'iu përkushtuar skijimit...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.