Sport

Prishtina përballet me Yllin në kryeqytet

Descriptive Text

Sigal Prishtina do të përballet me Golden Eagle Yllin në ndeshjen e mbetur të xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo ndeshje, luhet sot prej orës 19:00 në Prishtinë. Në fakt, këto dy skuadra është dashur të përballen vikendin e shkuar, por ndeshja e shtyrë me kërkesën e tyre.

Ylli është lider në tabelë me 39 pikë të mbledhura, një më shumë se Prishtina që renditet e treta.

Sigal Prishtina dhe Ylli, së fundmi u përballen në gjysmëfinale të turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës, ku ekipi nga kryeqyteti e eliminoi kampionin në fuqi të Superligës.

Kupën e Kosovës, e fitoi skuadra e Trepçës duke e mbrojtur me sukses trofeun që e ngriti sezonin e shkuar.