Sport

Futboll, mësohen çiftet e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës

Descriptive Text

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit, do të jetë ndeshja më interesante e fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Shorti për çiftet çerekfinale është tërhequr të martën, ndërsa kalimi në gjysmëfinale do të përcaktohet me vetëm një ndeshje.

Prishtina është vendase në duelin ndaj Ballkanit, i cili do të luhet më datën 15 mars. Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luajë në shtëpi përball skuadrës së Malishevës, ndërsa dueli tjetër i skuadrave të Superligës në çerekfinale të Kupës është ai ndërmjet Trepçës ’89 dhe Gjilanin.

Çifti i katërt i çerekfinales është ai ndërmjet skuadrës së Vushtrrisë dhe Beharit, që garanton se një ekip i Ligës së Parë do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Edhe duelet tjera çerekfinale, do të luhen më 15 mars.