Sport

Bayerni fiton thellë derbin me Union Berlinin

Bayerni nuk ka lejuar befasi në derbin me Union Berlinin. Të dielën mbrëma, kampioni gjerman fitoi 3:0 ndaj skuadrës që ka befasuar me rezultate në këtë edicion. Sfida u vendos në pjesën e parë. Për 1:0 shënoi Eric Maxim Choupo-Moting në minuën e 31-të.

Për 2:0 shënoi Kingsley Coman në minutën e 40-të, ndërsa Jamal Musiala shtoi një gol në minutën e parë të kohës shtesë.

Coman asistoi në golin e parë, ndërsa në dy golat tjerë asistues ishte Thomas Mueller. Ndeshja i ka takuar xhiros së 22-të të elitës gjermane. Bayerni është lider me 46 pikë, sa i ka edhe Dortmundi që tani bie në vendin e dytë. Union Berlini mbetet i treti me 43 pikë.