Sport

Përkujtohet dita historike, Majlinda premton suksese të tjera të mëdha

Kohë të gjatë ka kaluar Majlinda Kelmendi duke bërë fotografi me adhurues. Në amfiteatrin e hapur, pranë hotelit "Grand" në sheshin kryesor të Prishtinës, Majlinda qëndroi për të shënuar një moment të veçantë.

Të hënën mbrëma është festuar njëvjetori i medaljes së parë dhe të vetme olimpike të shtetit të Kosovës. Është Majlinda që më 7 gusht të vitit 2016 në Rio de Janeiro të Brazilit fitoi medaljen e artë olimpike në xhudo, në kategorinë deri 52 kilogramë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky mbetet momenti më kulmor në sportin e Kosovës dhe prej momenteve më të rëndësishme të Kosovës në përgjithësi. Medalja e artë olimpike është suksesi më i madh i mundshëm në sport.

Kosova e ka një të tillë tashmë, falë xhudistes nga Peja. Të hënën mbrëma ishte koha që të festohej kjo e arritur e madhe. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.