Sport

Reali dorëzohet për Bellinghamin

Jude Bellingham

Real Madridi nuk pritet ta transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

“Marca” shkruan të hënën se Bellingham dëshiron ta vazhdojë karrierën te skuadra e Liverpoolit. Bellingham do të largohet në verë nga skuadra e Dortmundit.

Interesim për 19-vjeçarin e Anglisë kanë shprehur edhe Chelsea, Manchester City dhe Manchester United. Liverpooli po e udhëheq garën për shërbimet e mesfushorit të talentuar anglez. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 110 milionë euro.