Sport

Al-Nassr kontakton Busquetsin

Ekipi nga Arabia Saudite, Al-Nassr, ka nisur kontaktet me mesfushorin Sergio Busquets, të cilin po synon ta transferojë në verë, ka njoftuar “Marca” të premten.

Mësohet se Al-Nassr me çdo kusht po kërkon t’i sigurojë shërbimet e Busquetsit, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

34-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit, ndërsa gjasat janë minimale për ta vazhduar bashkëpunimin me ekipin nga Spanja.

Mësohet se Al-Nassr i ka ofruar Busquetsit kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej 20 milionë eurosh.

Ai po kërkohet edhe nga Interi Miami, ndërsa këtë sezon ka 27 paraqitje për Barcelonën.