Sport

Superkupa mbetet në Istog

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar Superkupën e Kosovës. Të enjten mbrëma, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat bindës, 33:17.

Ndeshja luajt në palestrën e qytetit në Istog. Istogu vjet fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën e Kosovës. Tani ka shtuar në koleksion edhe trofeun e Superkupës. Ferizaj ishte në dy finale, por pa fituar trofe. Istogu dominoi dhe nisi herët shkëputjen. Në fund epërsia ishte e lartë.

Albina Rugova ishte më efikasja me shtatë gola. Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves. Ivana Bojoviq i shënoi nëntë gola për Ferizajn. Superkupa u organizua nga FHK-ja në kuadër të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Tani e tutje do të jetë tradicionale.