Sport

Chelsea rivalizon Bayernin për Cancelon

Skuadra e Chelseat po e sheh portugezin Joao Cancelo si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye po synon transferimin e tij, përcjell “The Sun” të martën.

Cancelo te Chelsea po shihet si zëvendësim i duhur për spanjollin Marc Cucurella, i cili do të largohet në verë pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

E për Cancelon, skuadra londineze po e rivalizon Bayern Munichun. Cancelo muajin e shkuar është huazuar te Bayerni nga Manchester City dhe ekipi gjerman ka të drejtën e blerjes së tij për 70 milionë euro.

Te Bayerni nuk janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë dhe gjasat janë të mëdha që Cancelo të përfundojë te Chelsea. 28-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027, ndërsa me ekipin anglez ka fituar dy tituj kampioni në Premier League.