Sport

Zaniolo pritet t’i bashkohet Galatasarayt

Descriptive Text

Nicolo Zaniolo mund të udhëtoj të martën drejt Stambollit për t’iu bashkuar Galatasarayt. Kështu ka raportuar “Sky Sports Italia” të hënën.

Afati kalimtar në Turqi është i hapur deri të mërkurën. Ai pritet të huazohet deri në fund të sezonit dhe në verë t’i bashkohet Milanit, klub të cilit ai dëshiroi t’i bashkohet në janar. Po ashtu mësohet se Zaniolo është marrë vesh me Milanin.

Te Milani do të përfitonte 3.6 milionë euro në vit. Zaniolo vlerësohet nga Roma 35 milionë euro. Mesfushori 23-vjeçar me Romën ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.