Sport

Ten Hagu dëshiron të përqendrohet në futboll, jo te Greenwoodi

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka kërkuar nga futbollistët e tij të përqendrohen në futboll dhe jo në rastin e Mason Greenwoodit.

Futbollisti i “Djajve të Kuq”, së fundmi u lirua nga të gjitha akuzat ndaj tij për dhunë.

“Ne gjithmonë duhet të fokusohemi në lojë, pavarësisht se çfarë ndodh”, ka thënë Ten Hag të premten, shkruan “BBC-ja”.

I njëjti medium ka mësuar se Greenwoodi nuk do të kthehet në stërvitje dhe as nuk do të luajë derisa të mbyllet i gjithë procesi.