Sport

Tifozët kundërshtarë “përshëndesin” Ronaldon me thirrjet “Messi, Messi”

Fillimi i periudhës në Arabinë Saudite nuk po del të jetë i lehtë për superyllin Cristiano Ronaldo.

Ronaldo në dy ndeshje ka pasur telashe për të lënë gjurmë, ndërsa të enjten mbrëma tifozët e ekipit rival mund ta kenë nervozuar portugezin.

Tifozët e Al-Ittihad kanë thirrur “Messi, Messi”, pasi Ronaldo me skuadrën Al Nassr hyri në stadiumin ku u luajt ndeshja e Superkupës së Arabisë Saudite.

Ronaldo deri më tani është trajtuar si mbret në Arabi Saudite, por jo edhe nga tifozët e Al-Ittihad, që në fund festuan fitoren.