Sport

Drita fiton ndeshjen e parë miqësore në Turqi

Descriptive Text

Almir Ajzeraj ka shënuar golin e fitores për Dritën në miqësoren kundër Tatranit, që garon në Superligën e Sllovakisë.

Tatrani është në vendin e fundit në elitën e futbollit sllovak me nëntë pikë.

Ndeshja miqësore u zhvillua të enjten në Antalia të Turqisë, ku të dyja skuadrat po i kryejnë përgatitjet për stinorin pranveror.

Për Dritën kjo ishte ndeshja e parë miqësore, ndërsa deri në fund të përgatitjeve do t’i ketë edhe tri miqësore tjera.