Sport

Berisha vendimtar në fitoren e Augsburgut

Descriptive Text

Mërgim Berisha ka qenë vendimtar në fitoren e Augsburgut, në kuadër të xhiros së 17-të të Bundesligës. Berisha 24-vjeçar me Augsburgun shnëoi golin e vetëm në fitoren përballë Borussia Moenchengladbachut. Berisha shënoi tetë minuta para fundit të ndeshjes.

Për të ishte goli i katërt në 11-të ndeshje të Bundesligës në këtë edicion. Ai ka kontribuuar edhe me katër asistime.

Berisha luajti deri në minutën e 92-të, kurse Elvis Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 81-të. Augsburgu tani ka 18 pikë në vendin e 14-të, kurse Gladbachu mbetet me 22 pikë në vendin e nëntë.