Sport

Yjet e Zvicrës urojnë Xhakën

Descriptive Text

Granit Xhaka ka marrë urimet e disa bashkëlojtarëve të Zvicrës pasi u shpall futbollist i vitit 2022 në shtetin helvetik. Xhaka ishte në konkurrencë me manuel Akanjin dhe Yann Sommerin. Të dy e kanë uruar për çmimin.

“Ti je kapitenu ynë dhe lidery unë në ekipin nacional. Urime vëlla”, ka thënë Akanji. Portieri Sommer ditë më parë u transferua te Bayerni. “Urime Granit. Ti vërtetë e meriton këtë çmim. Është kënaqësi për mua të jam në fushë me ty në ekipin nacional. Luajmë së bashku për kohë të gjatë dhe ju jeni inspirim i shkëlqyer për mua, brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Sommer.

Ndërkaq në gjuhën shqipe Xhakës i ka komentuar edhe ylli zviceran Breel Embolo. “Përhair”, ka shkruar ai në një koment urimi.