Sport

Leicesteri me ofertë për Brazilianin Tete

Leicester City i ka bërë ofertë zyrtare Shakhtar Donetskut për transferimin e brazilianit Tete, ka bërë të ditur “The Telegraph” të hënën. Mësohet se Leicesteri po insiston në transferimin e sulmuesit të krahut gjatë këtij muaji dhe për kartonin e tij ka ofruar 20 milionë euro.

Tete po shihet si përforcim i duhur për ekipin anglez në repartin e sulmit dhe gjasat janë të mëdha që të zhvendoset në Premier League.

Tete, aktualisht është pjesë e Lyonit pasi u huazua në fillim të këtij viti nga Shakhtari për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. 22-vjeçari ka kontratë me Shakhtarin deri në fund të këtij viti, ndërsa këtë sezon për Lyonin ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat.