Sport

Drenica dëshiron të bëjë befasi në sezonin e ri

Descriptive Text

Drenica me shumë ndryshime në ekip, dëshiron që të jetë surpriza e këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqezinjtë” kanë emëruar në krye të skuadrës trajnerin Bekim Shotani, bashkë me të edhe disa nga futbollistët më me përvojë në futbollin kosovar.

Shotani që i kthehet zejes së trajneri pas dorëheqjes nga Trepça 89’ një vit më parë, është mjaftë i kënaqur me atmosferën që po mbretëron në skuadër, transmeton KTV.

Trajneri vushtrrias synon të tretën të vërtetën pasi vite më parë ishte ndihmës trajner te Llamkos Kosova, ku vushtrriasit iu gëzuan titullit të parë në histori të klubit. Në edicionin që lamë pas, Shotani ishte kryetrajner në fillim të sezonit te Trepça 89’ në rrugëtimin drejt titullit poashtu historik për mitrovicasit, por që pas një kohe të shkurtër u largua për arsye familjare.

Edhe përkundër largimeve të shumta nga Drenica, ardhjet e reja në skuadër si Visar Berisha, Enis Zabërgja dhe Flamur Neziri, u shprehen optimist për sezonin e ri

Nga ana tjetër futbollistet që me vite bartin fanellën e drenicasve , kapiteni Sami Geci dhe Taulant Dajaku, i mirëpresin ndryshimet në skuadër dhe shpresojnë që ato të sjellin rezultatet e pritura.

Në skuadrën e Drenicës nuk do të ketë më përforcime pasi drejtuesit e klubit kanë zgjedhur ti besojnë futbollistëve që kanë në dispozicion.