Sport

Ferizaj e fiton miqësoren ndaj skuadrës maqedonase

Descriptive Text

Skuadra e elitës së futbollit kosovar, Ferizaj, ka shënuar fitore ndaj Pobedas që luan në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ferizaj në Dojran kundër Pobedas fitoi me rezultatin 1:0.

Skuadra ferizajase po e kryen fazën përgatitore për stinorin pranveror pikërisht në Dojran të Maqedonisë së Veriut.

Golin e fitores për Ferizajn të dielën e shënoi Drilon Islami. Ferizaj në faqen zyrtare ka lajmëruar se do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore.