Sport

Nis ndeshja “Ronaldo-Messi”

Descriptive Text

Ndeshja ndërmjet yjeve të skuadrave Al-Hilal dhe Al-Nassr kundër atyre të Paris Saint-Germainit, ka nisur në “King Fahd Stadium” në Riad të Arabisë Saudite. Ky ballafaqim do të jetë i veçantë pasi Cristiano Ronaldo do të luajë kundër Lionel Messit.

Gjatë javës u raportua se kanë qenë më shumë se dy milionë kërkesa “online”, për ta parë nga afër këtë ballafaqim.

Stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje u ndërtua në vitin 1982 dhe ka kapacitet prej 67 mijë ulëseve. I njëjti stadium të dielën ishte nikoqir i finales së Superkupës së Spanjës, ku Barcelona mposhti Real Madridin. Mediumi francez, “L’Equipe”, raportoi gjatë javës se PSG-ja do të fitojë rreth 10 milionë euro për këtë takim.