Sport

Bardhi kualifikohet në çerekfinale me Trabzonsporin

Descriptive Text

Enis Bardhi ka kompletuar ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Turqisë me Trabzonsporin, që të mërkurën u kualifikua në çerekfinale të garës.

Trabzonspori fitoi 4:1 në udhëtim ndaj Umraniyesporit të Ermir Lenjanit. Lenjani luajti deri në minutën e 88-të, në ballafaqimin që u vendos në vazhdime dy herë nga 15-të minuta.

1:1 u mbyll koha e rregullt, ndërsa në vazhdime, mysafirët shënuan edhe tre gola tjerë për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.