Sport

Shiffrini barazon rekordin e Lindsey Vonnit

Mikaela Shiffrin e ka barazuar rekordin e skitareve në Kupë të Botës, pasi e fitoi edhe garën e 82-të në karrierë.

27-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, triumfoi në Kranjska Gora të Sllovenisë dhe barazohet me bashkëkombësen, Lindsey Vonn.

Shiffrini ishte 0.77 sekonda më e shpejtë se skitarja e vendit të dytë në sllallomin e madh, të dielën. Ajo triumfoi për herën e tetë në këtë sezon.

Dy herë medalistja e artë olimpike tani është vetëm katër fitore larg në Kupën e Botës, për ta barazuar rekordin që mbahet nga suedezi Ingemar Stenmark.