Sport

Berisha i bashkohet Augsburgut në stërvitje

Mërgim Berisha të enjten ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të Augsburgut. Ai të mërkurën, për shkak të një lëndimi stërviti i vetëm, ndërsa të enjten ishte bashkë me pjesën tjetër të ekipit, ka njoftuar “Kicker”.

Sulmuesi 24-vjeçar sezonin aktual ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në dhjetë paraqitje në Bundesligën gjermane.

Berisha është i huazuar te Augsburgu nga Fenerbahçe.

Sulmuesi kosovar me Fenerin ka kontratë deri në vitin 2025, por Augsburgu ka opsionin e blerjes pas përfundimit të huazimit 1-vjeçar.