Sport

Klopp: Hoffenhemi, përballje jo e lehtë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se Hoffenhemi nuk është aspak kundërshtar i lehtë në përballjen e “play-offit” në Ligën e Kampionëve, por ka shtuar se do të jetë një përballje emocionuese.

Ndeshjen e parë Liverpooli e luan si mysafir më 15 gusht, ndërsa pas një jave e pret në Anfield Road klubin gjerman, transmeton Koha.net.

“Shumë interesante, në fakt ishte kjo ajo që kam pritur kur kam shikuar shortin, nëse do të zgjidhnim do të merrnim një ekip gjerman, më vjen keq! E dinim që nga fillimi se nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Është Hoffenheimi dhe natyrisht kjo nuk është ndeshje e lehtë. Është një klub interesant, kanë shumë lojtarë të rinj të mirë, dhe një trajner shumë të talentuar”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Ai ka thënë më tutje se është i lumtur për përballjen, për të cilën thotë se duhet të fillojë përgatitja.