Sport

Barcelona pranë transferimit të Martinezit

Descriptive Text

Barcelona është e gatshme të paguajë 32 milionë euro për të transferuar mbrojtësin e Real Sociedadit, Inigo Martinez, raportoi "Sport".

Në të vërtetë, shifra 32 milionë euro është klauzola për lirim e Martinezit që ka në kontratë me Sociedadin, përcjell Koha Ditore.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar të transferohet Martinez. 26-vjeçari ka 193 ndeshje në La Liga për skuadrën baske që kur iu bashkua në vitin 2011.

Ai ishte pjesë e përfaqësueses U-21 të Spanjës, që fitoi titullin e Evropës në vitin 2013 dhe ka luajtur edhe katër ndeshje me përfaqësuesen A.