Sport

Në Brazil tri ditë zie për Pelen

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka shpallur tri ditë zie nacionale për vdekjen e Peles, futbollistit që shumë njerëz e vlerësojnë si më të madhin e të gjitha kohërave.

Pele ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare. Ai i ishte nënshtruar një operimi për të hequr një tumor në shtator të vitit 2021, ndërsa u shtri në spital sërish në nëntor të këtij viti.

Gjithë bota e futbollit është bashkuar në nderim të figurës së jashtëzakonshme të Peles.