Sport

Bota e sportit kujton Pelen

Descriptive Text

Bota e sportit ka humbur një prej ikonave më të mëdha të enjten.

Pele, i vlerësuar nga shumë njerëz si një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve, vdiq të enjten në moshën 82-vjeçare.

Atë në rrjetet sociale e kanë kujtuar klubi i Santosit, Federata e Futbollit të Brazilit e shumë të tjerë.

Bashkëkombësi i tij, Neymar, ka thënë se “Pele ka ndryshuar gjithçka. Ai e ka transformuar futbollin në art, në zbavitje. Ai i ka dhënë zë të varfërve, njerëzve me ngjyrë dhe veçanërisht, e ka futur Brazilin në hartën e futbollit”.

Pele ishte i njohur në gjithë botën dhe ishte ambasador për sport.

Pavarësisht se në karrierën e tij nuk ka luajtur asnjëherë në një nga ligat më të mëdha në futbollin profesionist në Evropë, klubet e mëdha evropiane e kanë kujtuar atë.

Ndeshjet në skenën e përfaqësueseve kanë bërë që ai të njihet si legjendë.

Përveç tri trofeve të Kupës së Botës, ai shënoi 12 gola në botërore, përfshirë dy në finalen e vitit 1958 si 17-vjeçar.

Në ndeshjet finale kishte dalë fitues ndaj Suedisë (1958), Çekosllovakisë (1962) dhe Italisë (1970).

{gallery}