Sport

Januzaj synon ta bëjë Manchesterin pishman që e shiti

Mesfushori Adnan Januzaj dëshiron të bindë Manchester Unitedin dhe trajnerin Jose Mourinho se kanë bërë gabim që e kanë shitur te Real Sociedadi.

Januzaj në një intervistë për "manchestereveningnews.co.uk" ka thënë se nuk ka pasur mundësi për ta njohur nga afër trajnerin Mohurinho, të cilin e vlerëson shumë, përcjell sot Koha Ditore.

Por ai thekson se tani ka mision që përmes paraqitjeve te skuadra e Sociedadit në Spanjë të tregojë se është bërë gabim me të.

Januzaj, 22-vjeçar, nuk ishte në planet e Jose Mourinhos për edicionin 2017\2018. Unitedi nga shitja e mesfushorit të përfaqësueses së Belgjikës fitoi dhjetë milionë euro.

Me Real Sociedadin ai ka nënshkruar kontratë deri më 2022.

"Natyrisht, ai është një trajner i mirë, por unë nuk kam pasur shumë mundësi ta njoh nga afër dhe të kem një lidhje me të. Unë e respektoj shumë, sepse është ai që la derën e hapur për mua që të largohem nga Manchester Unitedi. Tani ajo që dëshiroj të dëshmoj unë është të tregoj se jam lojtar i mirë dhe ata kanë bërë gabim që më lanë të shkoj", ka theksuar Januzaj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.