Sport

Bellingham zgjedh Real Madridin

Mesfushori Jude Bellingham ka zgjedhur skuadrën e Real Madridit për ta vazhduar karrierën e tij, përcjell “AS” të premten.

Mësohet se anglezi ka refuzuar Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin për shkak të Real Madridit.

Ai te Real Madridi do të transferohet në fund të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi.

Bellingham tashmë ka njoftuar ekipin gjerman për vendimin e tij, i cili është i gatshëm për t’i hapur negociatat me Realin.

Për kartonin e Bellinghamit, Reali do të duhet të ofrojë mbi 100 milionë euro. 19-vjeçari ka tri gola e dy asistime këtë edicion në Bundesligë, ndërsa me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2025.