Sport

Federata e Futbollit ende pa licencë, zbulohen kushtet e shumta që nuk i ka plotësuar

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të jetë pa licencë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Dhe kjo ndër të tjera u pamundëson klubeve që të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim, që aktualisht është forma kryesore e financimit në sportin kosovar.

Ka përplasje në mes të FFK-së dhe Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS) të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

KVLFS të premten ka nisur emailin e fundit, që ka shkuar edhe në adresë të klubeve. Ishte FFK-ja në fakt që përfshiu klubet në këtë shkëmbim letrash, ndërsa MKRS-ja ka paraqitur gjithë materialin se pse nuk po e licencon FFK-në.

Lista e kushteve që nuk i ka plotësuar FFK-ja është shumë e gjatë. Ndër të tjera mungojnë edhe dëshmitë gjyqësore që i kërkon Komisioni Vlerësues.

{gallery}