Sport

Katër mesfushorë në radarin e Chelseat si zëvendësues të Matiqit

Largimi i Nemanja Matiqit në drejtim të Unitedit ka detyruar Chelsean që të gjejë një mesfushor tjetër për sezonin e ri, transmeton Koha.net.

Sky Sports raporton se në radarin e Chelseat janë katër mesfushorë që mund ta zëvendësojnë Matiqin.

Danny Drinkwater nga Leicesteri, Renato Sanches i Bayernit, Ross Barkley i Evertonit, si dhe ylli i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, janë lojtarët që po vëzhgohen nga Chelsea.