Sport

Fjalët e para të Messit pas triumfit në Botëror

Lionel Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar.

Ai shënoi shtatë gola dhe pati tri asistime, ndërsa shfaqi më të mirën me fanellën e Përfaqësueses së Argjentinës.

Ishte kapiten dhe e fitoi të vetmi trofe i cili i mungonte.

Ylli nga Rosario shënoi dy gola në finale kundër Francës dhe e konvertoi penalltinë pas vazhdimeve.

U emërua edhe si lojtari më i mirë i turneut.

“Është çmenduri. Është gjëja më e bukur. Shikoje se sa i bukur është. E kam dashur këtë trofe shumë. Zoti deshi që të ma jap. E kam pasur këtë ndjenjë, ne vuajtëm por ia dolëm”, është shprehur Messi fillimisht për “TyC Sports”.

“Mezi pres të shkojë në Argjentinë dhe ta përjetoj atmosferën”, theksoi ai.

Messi vazhdoi të flasë për rëndësinë e këtij titulli historik në karrierën e tij, por siguroi se planifikon që të vazhdojë të jetë pjesë e Përfaqësueses së Argjentinës.

“Natyrisht se doja që ta mbyllja karrierën me këtë, nuk mund të kërkojë diçka më shumë. Zoti më dha gjithçka. Jam afër mbylljes së karrierës dhe në këtë mënyrë, është impresive. Kam qenë në gjendje ta fitojë Kupën e Amerikës, Kupën e Botës. Jam afër fundit. E dua futbollin, dua çfarë unë bëj. Më pëlqen të jem pjesë e përfaqësueses. Dua që të vazhdojë edhe në disa ndeshje, tani si kampion bote”, ka deklaruar ai.

Natyrisht, e pranoi se triumfi në Botëror, është ëndrra më e madhe që ka pasur.

“Është ëndërr e secilit. Kam qenë me fat që e arrita”, tha Messi para se t’i jepte një tjetër puthje trofeut dhe t’ia dedikonte atë gjithë popullit argjentinas.