Sport

Letra emocionuese e Thiagos, djalit të Messit

I biri i Lionel Messit, 10-vjeçari Thiago, i ka shkruar babait të tij para finales së Kupës së Botës. Ka qenë gruaja e Messit, Antonela Roccuzzo, ajo e cila e ka shpërndarë në Instagram fotografinë dhe letrën e shkruar nga Thiago.

Ato ishin vargjet e këngës “Muchachos”.

“U linda në Argjentinë, në tokën e Diegos dhe Lionelit. Finalet që i kemi luajtur, për kaq shumë vite kemi qarë për to, por ajo përfundoi në Maracana, finalja me brazilianët, babai e fitoi atë sërish. Djem, tani jemi të emocionuar sërish, duam ta fitojmë të tretën, duam të jemi kampion, dhe mund ta shohim Diegon nga parajsa bashkë me La Totan, që brohorisin për Lionelin”, janë vargjet e shkruara nga 10-të vjeçari.

Image