Sport

Statistikat konfirmojnë dominimin e Argjentinës

Argjentina ishte dominante në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Francës. Dhe këtë pos rezultatit 2:0 e dëshmojnë edhe të dhënat statistikore.

Argjentinasit kishin më shumë topin në pronësi, ndërsa kishin gjashtë goditje për dallim nga Franca që nuk e kishte asnjë.

Goditjet në kornizë ishin 3:0 për Argjentinën. Argjentina i kishte dy goditje nga këndi e Franca asnjë.

Ndërsa pasimet ishin 291 – 203 për Francën.