Sport

Argjentina, kampione e botës

Descriptive Text

Argjentina është kampione e botës në futboll. Në finalen dramatike, Argjentina ka mposhtur Francën. Finalja e Kupës së Botës në Katar është vendosur me penallti. Argjentinasit kanë fituar 4:2 me penallti. Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk kanë dhënë fitues (3:3). Për Argjentinën është titull i tretë i botës. Kështu Lionel Messi e kompleton karrierën e madhe me çmimin më të madh të mundshëm në futboll. Seria e penalltive ishte dramatike, si e gjithë ndeshja. Kylian Mbappe shënoi për epërsinë e Francës. Messi shënoi për 1:1. Gjuajtjen e Kingsley Comanit e ndali Emiliano Martinez i Argjentinës. Paulo Dybala shënoi më pas për Argjentinën, ndërsa Aurelien Tchouameni gjuajti jashtë. Leandro Paredes i Argjentinës shënoi për 3:1, ndërsa Kolo Muani ngushtoi në 3:2. Penalltinë e fundit për Argjentinën e realizoi Gonzalo Montiel për 4:2 dhe për festën e madhe në “Lusail Stadium”. Finalja e së dielës përfundimisht ishte prej më të mëdhave në histori të Kupës së Botës. Argjentina ishte dominante në pjesën e parë dhe krijoi epërsi prej 2:0. Fillimisht Lionel Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të, pasi Angel Di Maria u ndal në zonë në mënyrë të palejuar.

Vet Di Maria shënoi për 2:0 në minutën e 36-të. Messi e nisi aksionin që përfundoi me gol të Di Marias.

Franca ishte plotësisht jashtë loje në pjesën e parë. Dhe për këtë selektori Didier Deschamps bëri dy zëvendësime pa përfunduar pjesa e parë.

Olivier Giroud u pa shumë i nervozuar, por rrjedha e lojës dëshmoi se vendimi i Deschampsit ishte i drejtë. Në pjesën e dytë Franca u shfaq dukshëm më e rrezikshme. Por vetëm pas minutës së 80-të siguroi barazimin.

Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë në minutën e 80-të, ndërsa në minutën e 81-të shënoi supergol për të barazuar rezultatin në 2:2. Gola të tjerë nuk kishte dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime. Drama nuk u ndal megjithatë.

Messi shënoi gol tjetër në minutën e 108-të për 3:2. Ai shënoi nga afërsia pas një topi të ndalur nga Hugo Lloris. Ndërsa në 3:3 shifrat i barazoi Mbappe. Ai konkretizoi penallti në minutën e 118-të. Penalltia u dha për lojë me dorë në zonë. Mbappe shpallet golashënuesi më i mirë i Botërorit me tetë gola, tre prej tyre në finale. Messi mbetet me shtatë gola, por arrin synimin më të madh që kishte në karrierë. Dhe përfundimisht tani është prej më të mëdhenjve, nëse jo më i madh në histori të futbollit.


Penalltitë do të vendosin fituesin e Kupës së Botës në Katar. Pas dy vazhdimeve, rezultati është 3:3. Ndeshja skajshmërisht dramatike, do të vendoset me goditje nga pika e bardhë.


Franca ka barazuar në 3:3 në finalen ndaj Argjentinës. Mbappe ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 118-të. Hat-trick nga Mbappe.


Nuk ka të ndalur drama në finalen e Kupës së Botës. Franca ka fituar penallti në minutën e 17-të për lojë me dorë.


Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Francës. Për 3:2 shënoi Lionel Messi, pas topit të kthyer nga Hugo Lloris.

Lloris fillimisht ndali goditjen e Lautaro Martinezit, ndërsa Messi ishte afër dhe dërgoi topin në rrjetë. Ai shënoi në minutën e 109-të.


Argjentina është shfaqur e rrezikshme përballë Francës në fundin e vazhdimit të parë të finales së Kupës së Botës.

Dy rastet më të mira i pati Lautaro Martinez.

Koha e rregullt përfundoi baras 2:2. Pas pak nis vazhdimi i dytë.


Fituesi i Botërorit në Katar nuk është caktuar pas 90 minutave lojë. Pas kohës së rregullt rezultati është 2:2.

Kështu finalja do të vendoset pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Argjentina ka udhëhequr 2:0 pas pjesës së parë, ndërsa Franca është kthyer në të dytën me golat e Kylian Mbappes.


Fare në fund Messi ka dërguar goditje të fortë, por Hugo Lloris ishte në vendin e duhur.

Është barazuar rezultati në ndeshjen Argjentina – Franca.

Në minutën e 82-të supergol ka shënuar Kylian Mbappe. Rezultati është 2:2.


Kylian Mbappe ka shënuar nga pika e bardhë për të ngushtuar 2:1 rezultatin në ndeshjen e Francës ndaj Argjentinës. Mbappe shënoi në minutën e 79-të. Për Mbappen është goli i gjashtë.


Franca ka fituar penallti në minutën e 79-të. Kolo Muani u ndal nga Otamendi.


Argjentina është në epërsi bindëse pas pjesës së parë në finalen e Botërorit ndaj Francës.

Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të, ndërsa për 2:0 shënoi Angel Di Maria në minutën e 36-të.

Argjentina ka dominuar plotësisht në fushë ndaj Francës së parrezikshme.


Ousmane Demenele dhe Olivier Giroud janë zëvendësuar pak minuta para fundit të pjesës së parë.

Në vend të Dembeles që shkaktoi penallti u inkuadrua Randal Kolo Muani, ndërsa Giroudin e zëvendësoi Marcus Thuram.


Argjentina ka rritur epërsinë ndaj Francës. Për 2:0 shënoi Angel Di Maria në minutën e 36-të. Asistues ishte Mac Allister.

Aksionin e nisi Lionel Messi.


Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Francës.

Për 1:0 shënoi Lionel Messi nga pika e bardhë, në minutën e 23-të. Për Messin është goli i gjashtë në Katar, i katërti nga e bardhë.


Argjentina ka fituar penallti në finalen ndaj Francës. Dembele e ndali Angel Di Marian në mënyrë të palejuar, në minutën e 21-të.


Argjentina e drejtuar në fushë nga ylli Lionel Messi është më e rrezikshme në 15 minutat e para të finales të Kupës së Botës në Katar.

Argjentina ka posedimin e topit, ndërsa pati edhe disa gjuajtje drejt portës së francezëve.


Ka filluar ndeshja finale e Botërorit “Katar 2022” mes Argjentinës dhe Francës.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Lusail”.

Superylli argjentinas Lionel Messi është duke kërkuar që ta fitojë trofeun e vetëm që po i mungon.

Të dy përfaqësueset janë duke e kërkuar titullin e tretë të botës. Franca është kampione në fuqi.

Argjentina është dashur të bëjë një ndryshim në formacion vetëm një orë para fillimit të ndeshjes, Në vend të Marcos Acunas së lënduar është aktivizuar Nicolas Tagliafico.