Sport

Southgate do të qëndrojë te Anglia deri në vitin 2024

Gareth Southgate do të qëndrojë seleksionuesi i Anglisë në futboll edhe për së paku dy vjet.

Federata e Futbollit të Anglisë ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për të vazhduar bashkëpunimin me Southgaten. Ai do ta udhëheqë Anglinë në rrugëtimin drejt “Euro 2024”.

“Gareth Southgate dhe Steve Holland gjithmonë kanë pasur përkrahjen tonë të plotë, dhe planifikimi ynë për Evropian fillon tash”, ka thënë Federata e Anglisë.