Sport

Formacionet zyrtare Kroacia – Maroku

Në formacionin titullar te Kroacia në ndeshjen ndaj Marokut për vend të tretë në Kupë të Botës, do të jenë edhe Luka Modriq dhe Mateo Kovaçiq.

Përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, do të bëj ndryshime në formacion, shkaku i lëndimeve.

Kapiteni Romain Saiss dhe Noussair Mazraoui i Bayern Munichut, nuk mund të luajnë për shkak se janë të dëmtuar. Ky ballafaqim nis në orën 16:00.

Formacioni i Kroacisë: Livakoviq, Stanishiq, Perishiq, Majer, Kovaçiq, Kramariq, Modriq, Livaja, Orshiq, Gvardiol dhe Shutalo.

Formacioni i Marokut: Bounou, Hakimi, Amrabat, Ziyech, Sabiri, Boufal, El Yamiq, En-Nesyri, Dari, Elkhannouss, Attiat Allah