Sport

Kroacia me mungesa kundër Marokut

Kroacia tashmë e ka një mungesë të konfirmuar për ndeshjen kundër Marokut. Kroatëve në duelin për vendin e tretë, do t’i mungojë mbrojtësi i krahut të djathtë, Josip Juranoviq.

Juranoviq ka lënduar muskulin e këmbës në gjysmëfinale ndaj Argjentinës dhe është i detyruar të pauzojë të paktën për dhjetë ditë.

Ai ishte titullar në humbjen 3:0 nga Argjentina, ndërsa u zëvendësua në minutën e 70-të.

Juranoviqin ndaj Marokut, do ta zëvendësojë Josip Stanishiqi, i cili do të luajë prej minutës së parë.

Ndeshja mes Kroacisë dhe Marokut, luhet të shtunën në orën 16:00.