Sport

Thirrja e Macronit, Benzema duhet të jetë në finale

Përderisa Didier Deschamps nuk u është përgjigjur pyetjeve që kishin të bëjnë me Karim Benzeman të enjten në konferencën për shtyp, ka reaguar Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti francez Macron e ka ftuar fituesin e “Topit të Artë” të jetë i pranishëm në finalen e së dielës.

Presidenti Macron madje ka ftuar edhe lojtarët tjerë që nuk arritën të rikuperoheshin në kohë për Botërorin në Katar, përfshirë këtu edhe Paul Pogban e N’Golo Kanten.