Sport

Tottenhami e dëshiron Amrabatin

Tottenhami është shumë afër transferimit të mesfushorit të Fiorentinës, Sofyan Amrabat.

Për ta transferuar mesfushorin që shkëlqeu me Marokun në Kupën e Botës, Tottenhami duhet ta mposhtë konkurrencën e Liverpoolit e Atletico Madridit, shkruan “La Repubblica” të enjten.

Për t’i siguruar shërbimet e tij, skuadrat duhet të shpenzojnë të paktën 50 milionë euro.

Amrabat me Marokun në Botëror shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit në Katar, por u mposht nga Franca të mërkurën mbrëma 2:0.

Të shtunën, Maroku luan me Kroacinë për vendin e tretë.