Sport

Neymari do të tërhiqet nga Brazili

Futbollisti i Brazilit, Neymar

Sulmuesi Neymar pritet të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Brazilit pas eliminimit në Kupën e Botës.

Brazili u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, ndërsa Neymar ka mbetur tejet i zhgënjyer që nuk ka arritur ta ndihmojë ekipin për ta fituar titullin e botës.

Mediumet braziliane, kanë raportuar se Neymar ka biseduar me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Brazilit dhe iu ka bërë me dije vendimin e tij për t’u tërhequr.

Megjithatë, ai do të tërhiqet përkohësisht për ta marrë veten pas dëshpërimit të madh që e përjetoi pas eliminimit në turneun e Katarit.

Mësohet se Neymari po planifikon të tërhiqet nga Brazili deri në vitin 2024, pastaj do të rikthehet në ekip për ta ndihmuar për Copa America, Lojërat Olimpike dhe kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2026.