Sport

Deschamps: Shijojeni momentin

Përzgjedhësi Didier Deschamps është në finale të Botërorit me Francën, dhe po synon që ta fitojë një trofe tjetër të çmuar të futbollit.

Deschamps triumfoi me Francën para katër vjetësh në Botëror, duke mposhtur Kroacinë. Tani në finale do ta ketë Argjentinën.

“Ishte ndeshje e rëndësishme. Do të jetë edhe një tjetër. Ka një muaj qe jemi së bashku me lojtarët dhe nuk ka qenë për asnjë moment e lehtë. Por këtu ka shumë gëzim dhe grupi është meritor për këtë sukses. Do ta kërkojmë titullin të dielën. U them stafit dhe lojtarëve që ta përjetojnë atë ditë dhe ta shijojnë momentin. Në katër ditë do të luajmë për titull bote. Do të kënaqemi dhe do të jemi gati për këtë Kupë të Botës”, ka thënë Deschamps për faqen zyrtare të FIFA-s.