Sport

Prishtina e Trepça dënohen me nga dy mijë euro dhe nga një ndeshje pa shikues

Descriptive Text

Sigal Prishtina dhe Trepça kanë marrë gjoba dhe janë dënuar me nga një ndeshje pa shikues nga Komisioni i Garave pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll, e cila u zhvillua të dielën e shkuar.

Krahas dënimit me nga një ndeshje pa shikues, të dy ekipet kanë marrë edhe nga një gjobë prej dy mijë eurosh.

Po ashtu, gjoba kanë marrë edhe trajneri i Prishtinës, Murat Bilge, si dhe lojtarët Lejson Zeiqiri e Dardan Berisha. Ata janë dënuar me nga 50 euro secili, ndërsa te Trepça me gjobë të njëjtë janë nëshkuar edhe trajneri Alek Jonchevski e Amin Hot.

Sigal Prishtina ishte organizatore e turneut te Superkupës dhe arriti ta mposhtë Trepçën në finale, ndeshje kjo që pati incidente të shumta në tribuna nga ana e tifozëve. Madje, tifozët u larguan nga palestra, të cilën e dëmtuan pas përfundimit të pjesës së parë.