Sport

Reyna i kundërpërgjigjet trajnerit Berhalter

Gio Reyna ka reaguar ndaj trajnerit amerikan Gregg Berhalter për komentet në lidhje me sjelljen e mesfushorit të Borussia Dortmundit në Kupën e Botës.

Reyna, i konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar në futbollin amerikan, pothuajse nuk u përdor fare në Katar, ku SHBA-ja arriti deri në 1/8 e finales.

Përfshirja kufizuese e Reynas pati të bëjë me sjelljet e 20-vjeçarit, për të cilin u raportua se pothuajse ishte dërguar në shtëpi për shkak të shkeljes së rregullave në Katar.

Megjithatë, Reynas iu lejua të qëndronte pasi u detyrua të kërkonte falje për sjelljet e tij para shokëve.

Reyna ka thënë se ka reaguar në atë mënyrë, pasi trajneri Berhalter e kishte njoftuar pak para fillimit të turneut se do të ketë hapësirë të limituar në ekip.

“Unë e pranoj plotësisht se kam lejuar që emocionet e mia të ndikojnë në stërvitje dhe sjelljen time për disa ditë. Po ashtu, jam i zhgënjyer që kjo çështje po vazhdon të trajtohet ende, pasi gjërat që ndodhin brenda ekipit duhet të mbeten private”, ka shkruar Reyna në Instagram