Sport

Tifozët britanikë vlerësohen për sjelljen në Katar

Tifozët e Anglisë dhe të Uellsit janë vlerësuar për sjelljen e tyre “shembullore” në Kupën e Botës në Katar, nga udhëheqja e policisë së futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.

Shefi i policisë Mark Roberts, tha se nuk kishte pasur incidente policore dhe asnjë arrestim të shtetasve britanikë gjatë gjithë pjesëmarrjes së ekipeve në turne.

Roberts tha se do të ishte e gabuar t'i atribuohej plotësisht këtij suksesi shitja e kufizuar të alkoolit në Katar, por këmbënguli se “ka ndihmuar në një farë mase”.

“Sjellja e tifozëve të Anglisë dhe Uellsit në Katar ishte absolutisht shembullore”, tha Roberts.

Përderisa Uellsi u eliminua në fazën e grupeve të turneut të Katarit, Anglia arriti në çerekfinale pëpara se të eliminohet nga Franca.