Ish-lojtarët më të mirë të futbollit si Cafu i Brazilit, Nuno Gomes i Portugalisë, italiani Del Piero dhe të tjerë dolën në fushë gjatë një ndeshjeje në Kupën e Botës në Katar të hënën mbrëma. Por, këtë herë asnjë trofe nuk ishte rrezik, pasi bëhej fjalë vetëm për argëtim. Të ashtuquajturit Legjendat e FIFA-s morën pjesë në një ndeshje miqësore me punëtorët e Katarit në stadiumin Al Thumama në Doha.
Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino mori një rol të ri, pasi u vesh me uniformën e arbitrit dhe shpërndau kartonë të verdhë. Sipas organizatorëve, mbi 5000 njerëz morën pjesë në ndeshje.
Ishte kjo një ngjarje e lehtë e Kupës së Botës, një ditë përpara fazës gjysmëfinale të turneut të Katarit.
Katari u vu nën presion të madh ndërkombëtar për të prezantuar reformat e punës në vitet e fundit, pasi u përpoq të ndërtonte stadiume të reja të Kupës së Botës në kohë rekorde, shpesh duke përdorur punëtorë emigrantë që mundoheshin për orë të gjata në kushte të vështira pune.
Rezultati i kësaj ndeshje ishte tërësisht në plan të dytë, ku punëtorët u relaksuan dhe kaluan kohë të mirë në fushë përball legjendave të FIFA-s. Po ashtu, argëtim pati edhe në tribuna.