Sport

Chidzivo, një boksiere maratoniste

Derisa ishte luftarake dhe një maratoniste pa dëshirë, sot falë vrapueses së distancave të gjata Collen Makaza, Fortunate Chidzivo, ndihet komode në të dyja - si boks ashtu edhe në vrapime të distancave të gjata.

Chidzivo 30-vjeçare, si disa më herët, është futur në sportin e atletikës rastësisht e jo sipas planit, pasi ishte inkurajuar nga Makaza që të lërë boksin, shkruan sot Koha Ditore.

Chidzivo ka treguar se statusi i saj aktual si boksiere dhe vrapuese e distancave të gjata u bë i mundur kur e takoi Makazan gjatë një seance stërvitore në Harare.

Por, çfarë pa Makaza në Chidzivon që e shtyri atë ta bindte boksieren të lërë ringun e boksit për t'u marrë me atletikë?

"Isha duke stërvitur në Harare me atlete të tjera dhe ajo ishte atje po ashtu duke bërë stërvitje të qëndrueshmërisë. Më pas e bindëm atë me atletet tjera që të vraponte një garë lokale, në të cilën mori pjesë dhe doli në krye. Që nga atëherë, ajo nuk ka shikuar prapa dhe duket e destinuar për madhështi", vlerëson Makaza... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.