Sport

Emra të mëdhenj kandidatë për ta drejtuar përfaqësuesen e SHBA-së

Zinedine Zidane, Roberto Martinez, Luis Enrique, Bielsa dhe Ricardo Gareca janë raportuar kanidatë për ta drejtuar përfaqësuesen e SHBA-së në futboll. Në opsion është edhe Pep Guardiola i Manchester Cityt,.

Por, trajneri spanjoll ditë më parë vazhdoi kontratën me Cityn deri në vitin 2025.

Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme të dielën. Botërori i vitit 2026 zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ekipi Shteteve të Bashkuara vazhdon të analizojë nëse Gregg Berhalter është njeriu i duhur për këtë detyrë pas një largimi të hershëm nga Kupa e Botës.