Sport

Prishtina fiton Superkupën, finalja në hije të incidenteve të rënda në tribuna

Sigal Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, që mbeti në hije të incidenteve të rënda në tribunat e palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Të dielën në finale, Prishtina e mposhti Trepçën me rezultatin e lartë, 73:54. Finalja është përcjellë me incidente të rënda në tribuna. Në palestër ishin tifozët e të dy skuadrave, ndërsa në fillim të çerekut të dytë kishte hedhje të mjeteve plasëse në parket.

Gjyqtarët e ndërprenë ndeshjen, por e rifilluan pak minuta më pas. Pas përfundimit të pjesës së parë erdhi te një incident i rëndë, prej më të rëndëve në vitet e fundit. Ka pasur përleshje e po ashtu hedhje të mjeteve shpërthyese në parket. Janë hequr edhe shumë ulëse të vendosura në tribuna dhe ato janë hedhur në parket e po ashtu në grupimin tjetër të tifozëve. Ndërprerja ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa ka pasur edhe të lënduar. Policia ka larguar fillimisht tifozët mysafirë nga palestra e më pas edhe tifozët vendas. Ndeshja vazhdoi pa praninë e shikuesve në palestër.

Prishtinën e udhëhoqi Derrick Wilson me 18 pikë e shtatë asistime. Ndeshje të madhe kishte edhe Dustin Thomas. Ai kontribuoi me 16 pikë e gjashtë kërcime. Lejson Zeqiri i kishte 12 pikë. Te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 12 pikë e tetë kërcime. Ken Brown e Erjon Kastrati i kishin nga 11 pikë. Prishtina ka dominuar plotësisht dhe ka fituar thellë në fund.


Ka vazhduar ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Pas pjesës së parë rezultati është 28:23. Ndërprerja ka zgjatur më shumë se një orë.


Do të vazhdojë ndeshja finale e Superkupës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Basketbollistët kanë dalë në parket, ndërsa palestra është zbrazur. Ndërprerja ka zgjatur më shumë se një orë, pas incidentit të rëndë mes tifozëve.

Ka pasur hedhje të shumta të mjeteve plasëse e po ashtu të karrigeve.


Ende nuk ka vazhduar ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Policia ka larguar tifo-grupin mitrovicas “Torcida” nga palestra në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa pritet që të largohen edhe tifozët prishtinas, Plisat.

Por Plisat ende janë në palestër.

Pasi të largohen gjithë shikuesit, ndeshja pritet të vazhdojë. Pas pjesës së parë rezultati është 28:23 në të mirë të Prishtinës. Me të përfunduar pjesa e parë ka ardhur te një incident i rëndë. Në parket janë hedhur mjete të shumta plasëse e po ashtu karrige të shumta.


Nuk ka vazhduar ende ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Pas incidentit të rëndë në fund të pjesës së parë, fillimi i pjesës së dytë është shtyrë për shumë minuta. Policia tashmë ka nisur zbrazjen e palestrës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.


Kanë vazhduar incidentet në Prishtinë, në ndeshjen e basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Pas përfundimit të pjesës së parë ka pasur hedhje të mjeteve plasëse e po ashtu karrige të thyera dhe të hedhura në parket.

Ka vazhduar ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Gjyqtarët janë mjaftuar me vërejtjen e fundit për tifozët.


Është ndërprerë finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Gjyqtarët kanë vendosur ta ndërpresin ndeshjen për shkak të hedhjes së mjeteve plasëse në parket.

Po luhet çereku i dytë, ndërsa në palestër janë dy grupet e tifozëve.

{gallery}